Tronditet Tirana/ 60 vjeçari i jep fund jetës me çifte në zonën e Astirit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mbrëmje në Tiranë.

Një 60-vjeçar raportohet se është vetëvrarë me çifte në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

"Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.