Shoferi i kushëririt u kap me drogë/ Zaev i prerë: Të jetë i afërt me kë të dojë, askush mbi ligjin

“Kush me kë të dojë le të jetë i afërt, nëse dikush ka shkelur ligjin, ai do të mbajë përgjegjësi.”, kështu e komentoi kryeministri Zoran Zaev rastin e konfiskimit të 200 kilogramëve mariuhanë, me vlerë rreth 8000.000 mijë euro në Prilep, ku ndër të arrestuarit është edhe aleksandër Ushillkovski, shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të Kryeministrit.

Kryeministri pohon se shoferi i furgonit nuk është i punësuar në kompanitë e familjes Zaev.

“Furgoni nuk është në pronësi të kompanive të familjes Zaev, në fakt, madje furgoni ka targa greke dhe nuk kam asgjë për të shtuar ose hequr. Në të vërtetë, ligji vlen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Aleksandri mund të jetë shoqëruar me kushëririn tim të parë sa të dojë, ligji vlen njëjtë për të gjithë ose ndonjë shef policie ka mundur të jetë në foto, bashkëpunëtor i Zaevit, Spasovskit dhe kujtdo, ligji zbatohet njësoj për të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev.

Sipas TV Alsat, VMRO DPMNE kërkon Zaev të tregojë nëse fugoni ku është gjetur marihuana është pronësi e kompanisë, partnere të familjes Zaev.

“Askush nuk tha që është pronësi e familjes Zaev. Ne pyetëm dhe përsëri pyesim- a është fugoni me targa greke pronësi e kompanisë që është në marrëdhënie partneriteti me kompanitë e Trajçe dhe Boban Zaevit? Për këtë duhet të japë përgjigje Trajçe Zaev”, deklaroi Dimçe Arsovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së.