Bardh Spahia me të rinjtë në Velipojë: Jeni motori i ndryshimit!

Kandidati i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, ka mbledhur të rinjtë në Velipojë, duke i konsideruar ato si motori i çdo ndryshimi.

Nën moton “Ndryshimi fillon nga Shkodra”, të rinjtë dhe të rejat i janë bashkuar kandidatit Spahia në betejën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kandidati Bardh Spahia në fjalën e tij para të rinjve në Velipojë është shprehur se ato janë oksigjeni i kësaj fushate dhe garancia për fitoren e Partisë Demokratike në Shkodër në të gjithë Shqipërinë

“Ju falenderoj për të gjithë kontributin tuaj, gjatë këtyre viteve që kemi kaluar bashkë, kësaj opozite të jashtëzakonshme. Sigurisht që do t’ia dalim që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin e madh. Të largojmë një herë e përgjithmonë këtë bandë kriminale që na drejton dhe të rikthejmë vendin tonë në shinat e objektivave që i kemi vendos vetes, objektivave për integrimin e vendit tonë për një Shqipëri europiane.

Le të punojmë fortë, më të gjitha fuqitë me energjinë tonë, dhe të bëjmë ndryshimin e madh për Shqipërinë për vendin tonë për familjet tona dhe për të rinjtë e këtij vendi”, është shprehur kandidati i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.