Angela Merkel paralajmëron: Më e vështira ende nuk ka ardhur

Kancelarja gjermane deklaroi sot se shkalla e infeksionit me koronavirus në Gjermani është aktualisht shumë e lartë dhe se vala e tretë e pandemisë do të jetë ndoshta më e ashpra.

Ajo vuri në dukje se kapaciteti i prodhimit të vaksinave duhet të rritet ndjeshëm si në Evropë dhe Gjermani.

"Testimi do të na ndihmojë të ndërtojmë një urë, derisa vaksinimi të fillojë të japë rezultate," tha Merkel.

Kancelarja tha se zhvillimi i ekonomisë gjermane do të varet nga fakti nëse shteti do të jetë në gjendje të mbajë nën kontroll shkallën e infeksionit, transmeton Avaz.ba.

Gjermania po lufton fort kundër koronavirusit dhe një bllokim i plotë ka qenë në fuqi në vend për muaj me radhë.

Deri më tani, një total prej 3,009,541 raste janë raportuar në vend, ndërsa 78,964 njerëz kanë humbur betejën me virusin.