FOTO/ Makina përplaset me shtyllën, një pjesë e Tiranës mbetet pa drita

Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësve nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël.

Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit

Në njoftimin e OSSHE-së shkruhet: “Për shkak të punimeve në NST Tirana 1, në datën 7 prill gjatë intervalit kohor 15:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

 Pjesërisht rrugët:  "Mine Peza", "Manastiri i Ri" "Don Bosko",  zona rreth Pallatit të Sportit " Asllan Rusi", "Pandi Dardha",  "Mati Logoreci", "Vangjel Noti", " Ndre Mjeda", "Kongresi i Lushnjes", "Rruga e Durrësit", "Muhamet Gjollesha", "Artan Lenja", " Bab Rexha", Pallatet Hawai, Pallatet Karavani”.