VIDEO/ Shpërthimi i tritolit në banesën e të ndaluarit me ‘arrest shtëpie’

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Orikumit gjatë orëve të pasdites së sotme, ku një apartament u sulmua me tritol.

Sipas informacioneve paraprake, dëri më tani mësohet se në derën e apartamentit që u hodh në erë, ishin vendosur 20 gram tritol.

Banesa raportohet se i përket  shtetasit Artan Xhelilaj i cili vuan masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Ndërkohë që nuk ka ende informacion nëse ky person po e vuante në këtë banesë arrestin shtëpiak. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, dëmet materiale janë të shumta.

Orikum/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.