Disa të rinj festojnë vdekjen e Princit Philip jashtë pallatit mbretëror: Le të shpërthejë festa

Jo të gjithëve u ka ardhur keq për ndarjen nga jeta të Princit Philip. Disa të rinj u panë jashtë Pallatit Buckingham me shishe shampanje të përgatitur për të 'festuar' vdekjen e tij.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë dy të rinjtë me biçikleta me shishe me vere në duart e tyre ndërsa anëtarët e publikut u mblodhën jashtë pallatit për të bërë nderimet e tyre.

Dyshja u filmua nga korrespondenti politik i GB News Tom Harwood.

Gazetari u afrohet burrave dhe i nxit ata të mos hapin shishet, dhe pasi ranë dakord të mos hapnin shishet, të dy burrat më pas shkojnë me biçikletë.

Por jo vetëm kaq pasi ata u filmuan sërish nga të pranishmit në ceremoni dhe kjo ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale pasi shumë prej tyre u shfaqën të indinjuar nga ky gjest dy burrave që dukej sikur kërkonin vëmendjen e publikut.