Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të luajë kundër PSG-së?

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi polak është rikthyer në stërvitje ku ka filluar vrapimin dhe regjimin e tij për rikuperim. Sipas gazetarit gjerman, Derek Rae, Lewanowski është rikthyer në stërvitje, por nuk ka objektiv rikthimin ndaj PSG-së ose Wolfsburgut.

Sipas Rae, Lewa nuk do të mund të rikuperohet në kohë për PSG dhe ndeshja ndaj Bayer Leverkusenit do të jetë data më e përshtatshme për rikthimin e tij.