Brahimllari: Niko Peleshi presione ndaj qytetarëve dhe administratës

Kryesuesi i listës së LSI-së në Korçë, Endrit Brahimllari akuzon Niko Peleshin se po i bën presione qytetarëve dhe administratës.

Brahimllari shkruan se, socialistët e ndershëm po i bashkohen LSI-së.

Reagimi i plotë i Endrit Brahimllarit:

Niko Peleshi dhe hajdutët e tij të ndalin presionin ndaj qytetarëve dhe ndaj administratës publike.

Qytetarët e Korçës, tashmë e kanë ndarë mendjen, ata janë me të rinjtë dhe me të ardhmen e tyre.

Rilindja është në opozitë, socialistët e ndershëm po i bashkohen LSI-së dhe sëbashku do ta bëjmë Korçën Shtëpinë Tonë.

#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj