Gjykata ‘rrëzon’ bashkinë e Tiranës, pezullon vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti

Pallati nr.146 në Kombinat ka pësuar dëmtime nga tërmeti i nëntorit 2019.

Sipas një vendimi të bashkisë së Tiranës në muajin shtatot 2020, vendosi për prishjen e këtij objekti pasi sipas bashkisë kanë dalë dëmtime serioze dhe është shpallur i pabanueshëm.

Ky pretendim është kontestuar nga banorët ët cilët thonë se pallati ka pësuar dëmtime të lehta. Ata kanë shkuar dhe më tej duke pajtuar 3 ekspertë për të bërë një ekspertizë private nga e cila ka dalë që nuk ka dëmtime serioze.

Banorët e kanë ndjekur çështjen në Gjykatë dhe kanë paditur bashkinë e Tiranës dhe nga një seancë e zhvilluar ditën e premte më 16 prill është vendosur pezullimi i vendimit të bashksië së Tiranës për prishjen e këtij objekti deri në gjykimin e plotë të këtij objekti, shkruan Ora News.

Banorët vijojnë të jetojnë normalisht aty pasi thonë se nuk ndihen të kërcënuar dhe nuk ka dëmtime serioze. Ata do të ndjekin çfarëdolloj rruge ligjore që të dalin në një konkluzion tjetër. Banorët gjithashtu thonë se ky vendim i bashkisë mund të ketë një prapavijë politike pasi kërkon lëvizjen dhe shpërnguljen e banorëve nga kjo zonë në një zonë tjetër.

Gjatë seancës gjyqësore janë vënë re disa mangësi në akt-ekspertizën e bashkisë, pasi nga i gjithë kt truall është vendosur në akt konstatimi vetëm gjysma e këtij trualli, me qëllim uljen e kosotos së riparimit.