‘Dje kërkonin kohë të lirë, sot ankohen se janë të papunë': Princi Philip do të mbahet mend për gafat e forta

Përkundër arritjeve të shumta të DoE në një jetë të gjatë shërbimi, disa do ta kujtojnë atë si një njeri që shpesh ishte i prerë, ndonjëherë deri në atë pike sat ë bënet edhe shkelje.

Përkrahësit e tij gjithmonë thoshin se sensi i tij i humorit keqkuptohej dhe vërejtjet e tij shpesh i nxirrnin nga konteksti. Dhe ai vetë nuk ishte i pavetëdijshëm për reputacionin e tij - ai dikur e përshkroi veten si një "pellg i vjetër i egër". Këtu janë disa nga ato “të fortat” që ai lëshoi , në rend kronologjik, që ndonjërit mund t’i duken edhe fyese:

"Të gjithë quhen Jones këtu?" – tha kur po fliste me anëtarët e Legjionit Mbretëror Britanik në Conëy, në veri të Uellsit, në 1956.

"Dontopedalogjia është shkenca e hapjes së gojës dhe futjes së këmbës në të, një shkencë të cilën unë e kam praktikuar për shumë vite!!!" - Sipas revistës Time, duka shpiku një term të ri për gabimet e tij verbale - përfshirë fjalët latine për "gojë" dhe "këmbë" - në një fjalim në Këshillin e Përgjithshëm të Dentistëve në 1960.

"Duket si ato punimet që vajza ime do të sillte me vete nga ora e vizatimit në shkollë!!!"-  tha Duka në një rast për artin etiopian gjatë një turneu në Afrikën Lindore në 1965.

"Gratë britanike nuk mund të gatuajnë!!!”- Ia këputi në Institutin e Grave Skoceze në 1966.

"Unë do të doja shumë të shkoja në Rusi, dhe pse bastardët vranë gjysmën e familjes time!!!"- tha kur u pyet në 1967 nëse do të donte të shkonte në Moskë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të Luftës së Ftohtë.

"Ne kalojmë “në të kuqe” vitin tjetër. Do më duhet të heq dorë nga polo” – tha në vitin 1969, kur u pyet në një intervistë për NBC lidhur me raportet se Mbretëresha po e shpenzonte tej mase ndihmën e saj nga qeveria.

"Me çfarë bën gargarë ti, me guralecë?"- vërejti duka për Tom Jones pas një interpretimi Royal Variety në 1969.

"Të gjithë thoshin se ne duhet të kemi më shumë kohë të lire e tani po ankohen se janë të papunë"- “thagma” e dukës në vitin 1981, kuri vendi kishte rënë në recension të  thellë.

"Ju jeni  grua, apo jo?" – bëri një verifikim Princi Philip pasi pranoi një dhuratë të vogël nga një grua vendase gjatë një vizite në Kenia në 1984.

"Nëse qëndroni këtu shumë më gjatë, të gjithë do të jeni sy-vrima".- Kjo ishte një nga ofendimet më famëkeqe të dukës, bërë ndaj një grupi studentësh britanikë gjatë një vizite në Kinë në 1986.

"I kobshëm"- e përshkroi duka disi në mënyrë disiplomatike Pekinin në të njëjtin turne në vitin 1986.

"Oh jo, mund të më zërë ndonjë sëmundje të kobshme". Në Australi në 1992 kur iu kërkua të godiste një koalë.

"Njerëzit zakonisht thonë se pas zjarrit,  dëmi i ujit është më i keq. Ne akoma jemi duke u përpjekur ta thajmë Kështjellën e Windsor"- i parashikoi gjatë një vizite në Lockerbie në 1993, një banori që jetonte në një rrugë ku 11 njerëz u vranë nga rënia e avionit Pan Am mbi qytet. Kështjella e Windsor ishte dëmtuar nga zjarri një vit më parë.

"Ti nuk keni veshur mbathje gëzofi, apo jo?" – iu drejtua një gazetareje të modës në Toronto në një ngjarje në 1993 në ndihmë të Fondit Botëror për Natyrën. Vite më vonë, gruaja tha se nuk ishte ofenduar, duke shtuar: "Më kujtoi se në botën e mbytur të mbretërve, të paktën ai di ta thyejë me një shaka".

"A nuk e keni origjinën nga piratët?" – pyeti për një banor të pasur të Ishujve Kajman në 1994.

"Si i mbani vendasit larg pijeve aq kohë sa të kalojnë testimin e shoferit?"- tha tek një instruktor skocez për patentat në Oban në 1995.

"Nëse një lojtar kriketi për shembull, papritmas vendosi të shkojë në një shkollë dhe të godasë shumë njerëz për vdekje me shkop kriketi, gjë që ai mund ta bëjë shumë lehtë, dua të them, a do të ndaloni shkopinjtë e kriketit?"- reagoi pas thirrjeve për të ndaluar armët e zjarrit pas të shtënave në Dunblane në 1996, në të cilën u vranë 16 fëmijë dhe një mësues.