Drejt Amerikës apo drejt Kinës?

Dje ishte një ditë interesante. Drejtuesit e dy qendrave prestigjioze të kontrollit të sëmundjeve (CDC e Amerikës dhe e Kinës) komentuan rreth vaksinave.

Z. Gao Fu, drejtori i qendrës kineze pranoi se vaksinat kineze ofronin një mbrojtje të ulët ndaj virusit. Më tej, Z. Gao Fu bëri një lloj apologjie për hijen e dyshimit që kishte hedhur në dhjetor për vaksinat me ARN.

Ndërkohë, Zj. Rochelle Walensky, drejtore e qendrës amerikane, ndau për herë të parë me publikun të dhënat nga aplikimi i vaksinave Prifzer dhe Moderna. Praktika tashmë tregon se këto vaksina jo vetëm që ofrojnë mbrojtje, por edhe janë treguar të efektshme në parandalimin e infeksioneve, pra në krijimin e imunitetit të grupit.

Tashmë bëhen edhe më relevante dy pyetjet që i janë drejtuar prej kohësh Boratit, ministrisë dhe komitetit të boratëve, për të cilat publiku nuk ka marrë ende përgjigje:

1. A ka refuzuar ministria e shëndetësisë blerjen e vaksinave Moderna dhe Pfizer para se të kontraktonte CoronaVac?

2. Sa është çmimi që është duke u paguar për blerjen e vaksinës CoronaVac?