FOTO/ Alpinistja shqiptare tenton të ngjisë Annapurna në Himalaje

Alpinistja Flutura Ibrahimi, e njohur si Uta Ibrahimi, do të tentojë të ngjitet në Annapurna në Himalaje.

37-vjeçarja nga Gjilani, e cila mbështetet nga familja Begeja dhe trajnohet nga alpinisti i njohur shqiptar, Xhimi Begeja, do të tentojë majën e masivit Annapurna, që është në lartësinë rreth 8 mijë metra.

Uta Ibrahimi ka postuar dhe një status në “Facebook”, ku shkruan: “Kemi një mot të mirë dhe shpresojmë se do të kemi një fat të mirë gjithashtu. Më shumë se kurrë, më shumë se çdo gjë tjetër, në Annapurna, të gjithë kemi nevojë për fat të mirë!”.