VIDEO/ Mckennie futet nga stoli dhe shënon për Juventusin

Weston McKennie, futet nga stoli dhe shënon. Amerikani mori vendin e Kulusevski-t në minutën e 68-të dhe pas dy minutash gjeti golin, duke dërguar shifrat në 3-1. Këtë herë, Danilo ka filtruar një top të bukur për McKennie i cili nuk ka falur përpara portierit.

Me një parabolë të lehtë, mesfushori i ardhur nga Schalke, ka gjetur golin që i mungonte prej kohësh. Goli i pestë në kampionat.