VIDEO/ Ronaldo humb rastin e pastër, por përfiton Morata dhe shënon golin e dytë

Juventus po fiton 2-0 në përballjen ndaj Genoa-s, e vlefshme për javëne  30-të në Serie-A.

Në minutën e 22’ ishte Alvaro Morata ai i cili shënoi për bardhezinjtë. Chiesa ishte fantastik në depërtimin e tij, por u ndal nga një super Perin. Gjithsesi, Ronaldo kishte shansin me portën bosh, por për fat të keq dërgoi topin në shtyllë.

Sidoqoftë, ishte Morata që përfitoi dhe shënoi pas goditjes së shtyllës, duke çuar shifrat në 2-0.