FOTO/ Shpërthimi vullkanik, qyteti kthehet në ‘fantazmë’

Një shtresë e madhe hiri dhe pluhuri ka mbuluar ishullin e Saint Vincent në Karaibe si pasojë e aktivizimit të një vullkani që kishte dekada që qëndronte në heshtje.

Shpërthimet nga gryka e vullkanit “La Soufriere” ishin shumë të fuqishme dhe një re e madhe me hi arriti lartësinë 10 km, duke detyruar qindra banorë të evakuohen.

Zhurmat nga krateri vijojnë të jenë të forta dhe për këtë arsye kryeqendra e Saint Vincent tashmë i ngjan një qyteti fantazmë.