VIDEO/ Futbollisti shqiptar realizon gol spektakolar në Gjermani

Florent Muslija ka shënuar një gol mjaft të bukur për skuadrën e tij, Hannover në ndeshjen ndaj Heidenheim, e vlefshme për javën e 28-të në Bundesligën 2 gjermane.

Heidenhem kishte gjetur golin e avantazhit në pjesën e parë, por Muslia shënoi me fillimin e të dytës, duke barazuar shifrat (1-1).

22 vjeçari goditi bukur nga jashtë zone, duke mposhtur portierin kundërshtar.