FOTO-EMRAT/ Vrasja në Maqellarë, nusja tentoi të fshehë krimin

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Maqellarë, ku nusja 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën Naile Markaj, 74 vjeçe.

Autorja Miranda Markaj, e ka fshehur trupin e viktimës për 6 orë në banesë-ku edhe e ka vrarë – ndërsa ngjarja është zbuluar nga bashkëshorti i saj.

Raportohet se ka qenë ky i fundit që ka njoftuar Policinë. Autoritetet e kanë arrestuar në flagrancë autoren e krimit, teksa kanë e gjetur të moshuarën e pajetë, me plagë të shumta.

Gjithashtu mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj nuses. Sipas banorëve, konfliktet duket se kanë qenë të hershme.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga 44-vjeçarja.

Ndaj saj rëndon tashmë akuza për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’.

 Viktima Naile Markaj