Me bikini mes dëborës: Njihuni me karnavalet Ruse, aspak të zakonshme

“Boogel Woogel" është një nga eventet më të famshme të përvitshme në Rusi.

Eventi nisi të mërkurën në resortin Rosa Khutor dhe do të zgjasë deri ditën e dielë.

 “Boogel Woogel" nuk është vetëm një festival por është një karnavale me natyrë malore.

Një event i pazakontë, gjithmonë i mirëpritur dhe i hapur për mysafirët, është një nga ato ngjarje dimërore në të cilën drita verbuese e diellit dhe shkëlqimi i borës, përzihen me ngjyrat e ngrohta që “njollosin” bardhësinë.

Zbritja e skiatorëve në shpatet e pjerrët, që sfidojnë të ftohtit, veshur me bikini apo kostume të tjera banjo, muzika, festimet e “Holi” plot ngjyra, snow-boarding, not në pishina, yoga, shah, boks e shumë të tjera, janë ato që i bëjnë karnavalin malor të Soçi-t, eventin më të çmendur në botë, atë që shpesh quhet “Olimpiada e Ekcentricitetit”.