Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Tritan Shehu, ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet.

I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën Dr. Joana Qirollari, Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill.

Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë zotit Shehu shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria e cila është eskaluar sidomos në 8 vitet e fundit. 

Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe-janë shprehur banorët e këtij fshati.