Vendet e lira të BKH, mesazhi i Ambasadës së SHBA: Aplikoni tani

Ambasada amerikane iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në BKH për hetues. Në një postim në ‘Facebook’, ambasada e SHBA shkruan se Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapir një tjetër thirrje aplikimesh për hetues dhe po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale.

‘Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së?

A mendoni se keni atë që duhet?

Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/3fXfDGY

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!’, shkruan ambasada e SHBA.