Arrestohet plaku në Tiranë, ngacmoi seksualisht një grua të re

Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për ngacmim seksual.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ndodhi në ditën e djeshme, në ‘Bulevardin Blu’ Kamëz ku i moshuari me inicialet M. F.,  ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.

Nuk bëhen me dije të tjera detaje nga kjo ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.