Putin harron të marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ende dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov konfirmoi për TASS të Shtunën se presidenti rus nuk mori një vaksinë tjetër dhe nuk mund të saktësonte kur Putini do të imunizohet plotësisht kundër Kovid-19.

Presidenti rus mori dozën e parë në 23 mars pa praninë e kamerave.

Deri më tani, Kremlini nuk ka njoftuar se cila nga tre vaksinat ruse u përdor me atë rast, dhe për secilën, sipas protokollit, sigurohet një përbërës i ndryshëm, i cili jepet midis 14 dhe 21 ditëve nga doza e parë.