Moti i të dielës/ Një ditë e bukur për të dalë shëtitje

Të dielën do të vijojë mbizotërimi i motit të kthjellët në të gjithë vendin.

Herë pas here do të jetë i shoqëruar me vranësira të dukshme në territor, por pa reshje.

Temperaturat do të shënojnë një tjetër rritje me 2-3 gradë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës, të cilat do të variojnë nga 2 në mbi 20 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe det nga drejtimi jugor deri në mesdite kur era pritet të arrijë shpejtësi mesatare kryesisht në bregdet ku dallgëzimi do të mbetet deri 2 ballë.