Pjesa e parë/ Reali po dominon Barcelonën

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit.

45 minutat e parë në “Alfredo di Stefano” i takuan totalisht Real Madridit që dominoi lojën dhe rezultatin, 2-0.

Fillimisht Benzema realizoi në minutën e 13-të një gol shumë të bukur me finte, ndërsa në të 28-tën, Kroos shënoi nga goditja e dënimit.

Barcelona duhet të tregojë fytyrë tjetër në pjesën e dytë nëse dëshiron të dalë me pikë nga ky takim.