Mitsotakis: Të zbardhet sa më shpejt vrasja mafioze e gazetarit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar "zgjidhjen e shpejtë" të hetimit mbi vrasjen e gazetarit të kronikës krim i cili është dënuar tashmë nga zyrtarët kryesorë të Bashkimit Evropian, partitë politike dhe sindikatat e mediave.

Giorgos Karaivaz, i cili punoi për stacionin privat Star dhe gjithashtu drejtoi blogun e lajmeve bloko.gr, u qëllua disa herë të Premten ndërsa dilte nga makina e tij jashtë shtëpisë së tij në rrethin jugor të Athinës në Alimos pasi u kthye nga puna, thanë dëshmitarët.

Policia tha se Karaivaz, 52 vjeç, u qëllua nga dy persona me një motor. Të paktën 12 gëzhoja plumbash u mblodhën nga vendi i ngjarjes, tha një zyrtar i policisë.

Kryeministri Mitsotakis thirri ministrin e policisë, Michalis Chrysochoidis, në një takim të Shtunën mbi rastin, tha zyra e Kryeministrit.

Vrasja u dënua nga Komisioneri Evropian dhe Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut.

"Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak," shkroi të premten shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.