VIDEO/ Istanbulspor i kthehet fitores pas katër ndeshjeve/ Asist i Abazajt dhe gol i Rrocës

Pas katër ndeshjesh pa fitore, Istanbulspor më në fund ka arritur të arkëtojë pikët e plota në Kategorinë e parë turke.Verdhezinjtë mposhtën me rezultatin 2-1 me përmbysje Tuzlasporit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Necmi Kadioglu”.

Protagonist për klubin nga Stambolli ishte edhe fantazisti shqiptar Eduart Rroca, që shënoi golin e fitores, pas një asisti të marrë nga Kristal Abazaj, me të cilin ka qenë shok skuadre edhe te Luftëtari e Kukësi.

Thuram shënoi për Tuzlaspor në pjesën e parë, por një autogol dhe një gol i Rrocës në pjesën e dytë, bëri që rezultati të përmbysej dhe Istanbulspori të merrte tre pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa vlen të theksohet se Tuzlaspor humbi edhe një penallti.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Istanbulspor renditet në zonën e Play Off-it për t’u ngjitur në Superligën turke, por ka shanse që ta sigurojë edhe direkt një vend në elitë.