Vdekja e Princ Filipit/ Një minutë heshtje në të gjitha stadiumet e Premier League dhe shirita të zinj në krah

Një minutë heshtje në të gjitha stadiumet dhe shirita të zi në krah për të gjithë lojtarët. Kështu Premier League do të bëjë homazhe në kujtimin e Princit Philip, burrit të Mbretëreshës Elizabeth II i cili vdiq ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare: "Premier League është thellësisht e trishtuar nga vdekja e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për Madhështinë e saj Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe të gjithë ata në botë që vajtojnë humbjen e Lartmadhërisë së tij Mbretërore. Në shenjë respekti, lojtarët do të mbajnë shirita të zinj në krah dhe do të ketë një minutë heshtje përpara nisjes së të gjitha ndeshjeve të Premier League të luajtur sonte (dje) dhe gjatë fundjavës ".