Filipi i Edinburgut dhe ana e tij e errët: tradhtitë dhe antipatia ndaj Lady D

Ka një anë të errët të jetës së gjatë të Princit Philip të Edinburgut dhe është e lidhur me pasionin e tij, pozitiv dhe negativ, ndaj grave.

 Filipi u konsiderua që në moshë të re një "pushtues" aq sa fama e tij ishte gati të hidhte në erë martesën e tij me Elizabetën. 

Mbreti Xhorxh nuk e pa mirë këtë bashkim (edhe nëse historia, e cila zgjati mbi gjysmë shekulli, e tregoi ndryshe).

 Ka pasur ndonjë tradhti nga princi? 

Shumë thashetheme në lidhje me jetën e Filipit që Pallati Buckingham u përpoq të fshihen por serial i njohur televiziv, "The Crown", tregon disa nga këto histori.

Në 1948 thuhet se Princi Philip u bashkua me aktoren Pat Kirkwood në dhomën e zhveshjes Hippodrome në fund të një prej shfaqjeve të saj. 

Princi i sapo martuar e çoi atë për darkë në restorantin Les Ambassadeurs, takim të cilin e ka konfirmuar dhe vetë aktorja.

 Se çfarë ndodhi atë natë nuk dihet, dihet që të dy hëngrën mëngjesin së bashku.

Filipi kishte një pëlqim dhe për Galina Sergeevna Ulanova, balerinën e parë absolute të Bolshoi.

 Princi ishte një nga admiruesit e saj dhe gjatë një qëndrimi të balerinës në Londër ai donte ta takonte. 

Thashethemet flasin për një aventurë kalimtare mes të dyve, të tjerët anojnë drejt një simpatie profesionale.

Helene Cordet ishte një aktore e njohur greke e kabareve dhe mikesha e fëmijërisë së Philip. 

Pa u martuar ajo kishte dy fëmijë që nuk u zbuloi kurrë atësinë. 

Thashethemet pretenduan se Filipi ishte babai i tyre. 

Helen Cordet vite më vonë u martua me një aviator francez i cili pretendoi të dy atësitë në martesën e saj të dytë, por për adhuruesit e thashethemeve u duk se ishte thejsht për të mbuluar skandalin.

Midis të dashurave të dyshuar të Filippo është gjithashtu dhe Susan Barrantes , nëna e Sarah Ferguson (gruaja e Andrea, fëmisë së katërt ë Filipit).

 Askush nuk ka prova, por thashethemet u përhapën për shumë vite, deri në vdekjen e saj të parakohshme në 1998 në një aksident me makinë.

Marrëdhënia me Lady Diana - Dhe së fundmi Lady Diana duhet të shtohet në mesin e grave të princit për marrëdhënien e tyre të trazuar. Deklaratat e një mikut të Dianës në vitin 2008 shkaktuan një sensacion, sipas të cilit Philip i kushtoi nuses së tij "fjalë plot mizori dhe përbuzje", gjë e cila natyrisht u mohua nga Pallati Buckingham.

 Në të vërtetë, vite më vonë komisioni hetimor që hetoi vdekjen e gruas së Karlos gjeti letra që Diana dhe Philip po i shkruanin njëri-tjetrit në periudhën më të errët. 

Diana i kërkoi ndihmë vjehrrit të saj për të shpëtuar martesën dhe Filippo me shumë ndjenjë premtoi se ai do të bënte gjithçka për ta ndihmuar por në të njëjtën kohë pranoi: "Unë nuk jam një këshilltar martese shumë i talentuar".