Dënohet Kosova? FIFA hap hetimin

Institucioni më i lartë i futbollit botëror (FIFA) ka hapur rast disiplinor kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë, për shkak të thirrjeve anti-serbe gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se tifozët kroatë për shkak të sjelljes të gabuar tashmë janë ndaluar të marrin pjesë në dy ndeshjet kualifikuese që do t’i zhvillojnë në shtëpi.

Kujtojmë që tifozët e të dyja para se të futeshin brenda shkallëve të stadiumit janë bërë së bashku duke brohoritur “Vrisni serbët”./ Syri.net