Përmbyset autobusi, 40 persona digjen të gjallë

Rreth 40 pasagjerë u dogjën të gjallë kur një autobus u përmbys dhe mori flakë në perëndim të Republikës Demokratike të Kongos.

Aksidenti ndodhi afër fshatit Kiwawa, një vend gjashtë orë larg me makinë nga kryeqyteti Kinshasa, tha guvernatori i provincës Kwilu Willy Itshundala.

“Pothuajse asgjë nuk mund të rikuperohet”, i tha Itshundala Reuters përmes telefonit. “Nga 31 të mbijetuar, nëntë janë plagosur rëndë”.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan autobusin e rrotulluar, strukturën e saj teksa digjej dhe frutat e lëshuara nëpër rrugë.