Turqi/ Rrëzohet aeroplani ushtarak gjatë stërvitjes, shpëtojnë dy pilotët

 

Ditën e sotme, një aeroplan ushtarak turk u rrëzua pranë bregut të detit pranë Izmirit.

Fatmirësisht dy pilotët u gjetën të gjallë dhe u morën nga ekipet e shpëtimit, raportojnë mediat turke.

Avioni KT-1 ishte në një fluturim stërvitor në Smyrna, kur për një arsye që ende nuk janë bërë të ditura përfundoi në det në Palia Fokea.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB), në një postim në Twitter njoftoi:

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të Komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det pranë Foca për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Gjatë kërkimit dhe shpëtimit, i cili filloi menjëherë, 2 pilotët tanë u nxorën të gjallë”.