VIDEO/ Po bënin trajnim, roja i kompanisë së sigurimit qëllon për vdekje kolegun e tij

Një video e publikuar në internet tregon momentin e tmerrshëm kur një person qëllon për vdekje kolegun e tij. Gjatë një trajnimi të kompanisë ruse të sigurimit, ai po shtirej si hajdut, kur qëllohet për vdekje nga burri që gjithashtu luante rolin e rojës.

Oleg Korobkov, 23-vjeç, shtirej si plaçkitës gjatë stërvitjes në qytetin rus Nizhny Novgorod, ndërsa kolegët e tij ishin urdhëruar të luanin rolin e pjesëtarëve të sigurimit që do të duhej t’i përgjigjeshin këtij sulmi.

Por, një prej rojeve reagoi, duke iu përgjigjur me forcë “hajdutit” të cilit i rrëmben armën. Në videon e publikuar, shihet roja pas shufrave të metalta duke i drejtuar armën Korobkovit që mbante “paratë e vjedhura”.

Por burri “aksidentalisht tërheq këmbëzën”, në atë që dukej skenar i një trajnimi që nuk shkoi siç duhet dhe i riu përfundon i vdekur.

https://www.dailymail.co.uk/video/russia/video-2393578/Video-Russia-Horror-moment-man-shot-training-exercise-goes-wrong.html