Kreu operacionin e vështirë, reagon sulmuesi shqiptar: Më vjen keq t’ju njoftoj se…

Pak orë më parë klubi francez i Reims përmes një postimi në faqen zyrtare njoftoi se sulmuesi shqiptar, Valon Berisha, ishte i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në gju dhe kështu sezoni për të ishte mbyllur.

Pas deklaratës së klubit, ka qenë vet futbollisti i cili ka reaguar duke falënderuar klubin e tij dhe shprehet se do të rikthehet sezonin tjetër.

‘’Më vjen keq t’ju njoftoj se sezoni im ka përfunduar. Operacioni shkoi shumë mirë. Shumë punë e vështirë për tu kthyer në javët në vazhdim, kështu që shihemi sezonin tjetër’’.

Ky është sezoni i parë për sulmuesin shqiptar tek francezët, teksa u transferua sezonin e kaluar nga skuadra gjermane e Fortuna Dyseldorfit.