Greqi/ Rriten rastet e vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shifrat e të infektuarve kanë shënuar një ulje të lehtë në Greqi, ndërsa është rritur numri i vdekjeve.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2747 raste të reja me COVID-19, krahasuar me 3228 të infektuar që ishin dje.

Në të njëjtën periudhë, pra ditën e sotme u shënuan 78 viktima, 5 më shumë se dje, ndërsa 790 pacientë janë të intubuar.

Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe në Greqi u regjistrua më 28 nëntor 2020, ku vdiqën 121 pacientë.