Mesazhi i Joe Biden për të birin: Kujdes me ato që shkruan, më duket se më kanë hakuar

Presidenti Joe Biden ka qenë i shqetësuar se komunikimi i tij me të birin, Hunter Biden, mund të ketë qenë vjedhur nga hakerët në shtator 2018, sipas screenshots (fotot e ekranit të celularit) të publikuara nga Daily Mail.

‘Ki kujdes me ato që shkruan. Ka mundësi të më kenë hakuar’, i shkruante të birit Joe Biden, teksa po merrte në konsideratë kandidimin për zgjedhjet presidenciale.

Ndoshta presidenti i ardhshëm kishte arsye të shqetësohej, pasi nuk është mister që Joe Biden më 1986 udhëhoqi përpjekjet e Komisionit Gjyqësor të Senatit për të futur në fuqi Aktin e Abuzimit Anti-Drogë që vendoste dënime të minimale të detyrueshme për drogat si kokaina. Çdo hap i gabuar për sa i përket luftës së djalit të tij me varësinë nga droga mund të komplikonte rekordin politik të Joe Biden.

Fotot tregojnë se Biden tregoi butësi ndaj Hunter e madje i ofroi edhe pará për të paguar dentistin. ‘A do që të bëj ndonjë gjë për faturën e dentistit?’, e pyeste Joe të birin.

Hunter u përgjigj: ‘Duhej paguar dje... Do ta paguaj kur të kem më tepër pará’.

‘Nuk dua të m’i kthesh prapë. Çfarë do që të bëj, ta paguaj dentistin? Apo ndonjë gjë tjetër?’, i shkroi Joe.

Sfidat e Hunterit mund t’i kenë shkaktuar edhe telashe të tjera të atit, përfshirë edhe implikimin e mundshëm në keqpërdorimin e Shërbimit Sekret për të mbrojtur të birin në një rast kur thuhet se Hallie Biden (gruaja e djalit tjetër të Joe, Beau, vdekur nga kanceri, që dy vjet pas vdekjes së burrit u lidh me Hunter) të gjeti një armë brenda makinës së Hunter Biden dhe e hodhi në një kazan plehrash pas një dyqani që frekuentonin shpesh.

Megjithatë, duket se Hunter nuk ka qenë përherë rrezik politik për Joe. Sipas Daily Mail, ‘kur ish Senatori i Delaware u zgjodh zëvendëspresident më 2008, kjo solli fundin e karrierës fitimprurëse të Hunterit si lobues, për të shmangur shfaqjen e konflikteve të interesit’.

Kjo e inkurajoi Hunterin të ‘niste një seri sipërmarrjes biznesi kontradiktore’ teksa binte ‘brenda rrethit të drogës e prostitutave, skandaleve dhe rehabilitimit’.

Në shkurt 2019, sipas screenshots, Joe i dërgon një mesazh: ‘Mirëmëngjes djali im i bukur. Më ka marrë malli dhe të dua. Babi’.

Përgjigjja e Hunterit nuk ishte kaq e dashur, teksa ishte i zemëruar me të atin që ‘ia kishte bërë të qartë botës se e vetmja arsye për moskandidim ishin problemet familjare, më vjen mirë që jam ajo mut tabelë qitjeje që më vure pas shpine’.

‘Ekipi yt më ktheu në këtë lloj kurvari të pakontrollueshëm problematik evazor taksash e të varur nga seksi e droga që ti u përpoqe kaq shumë ta ndreqje por pa ia arritur. Ata më shkatërruan jetën’, vazhdonte Hunter. ‘Nëse ti nuk kandidon, nuk do të kem kurrë mundësi për shpëtim’.

Joe Biden i injoroi ankesat e Hunterit duke thënë se do të kandidonte për president, duke i kujtuar edhe një herë se ai (Joe) ishte në shënjestër të hackerëve. ‘Do të kandidoj, por kam nevojë për ty. H (Hallie) e ka gabim. Objektivi i vetëm është shërbimi. Asgjë tjetër... Kur ta kesh për mbarë, më telefono. Ka mundësi që mesazhet e mia etj të jenë shënjestër. Me dashuri’.

Joe Biden njoftoi synimin për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë dy muaj më pas.