Franca mund të arrijë kulmin e pandemisë në 20 prill

Vala e tretë aktuale e virusit të Covid-19 që rrokulliset mbi Francë duhet të arrijë kulmin e saj rreth datës 20 prill, sipas parashikimeve.

Këto parashikime gjithashtu vlerësuan se do të kishte diçka më pak se 2,000 pacientë me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv spitalor në rajonin e Parisit atë kohë.

Një studim i ri i botuar këtë javë nga Instituti Pasteur i Francës arrin në përfundimin se meqenëse varianti britanik i Covid-19 tani është dominues në Francë, 90 për qind e plotë e të rriturve do të duhet të vaksinohen para se vendi të kthehet në jetën normale pa rrezikuar një vërshim tjetër  virusi.

"Mesazhi kryesor i punës sonë është se vaksinimet do të na lejojnë të dalim nga kriza, por duhet të presim të jetojmë me kufizime të caktuara deri në vjeshtë," tha Pascal Crépey, bashkëautor i studimit dhe një studiues në epidemiologji dhe biostatistikë.