Edison Cavani gjithnjë e më pranë Boca Juniors

Pavarësisht se Manchester United shpreson që të bindë Edinson Cavani-n të qëndrojë edhe për një sezon në Old Trafford, sulmuesi uruguaian me shumë mundësi do të largohet nga Anglia këtë verë. Sipas “ESPN”, ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain është "më afër se kurrë" me Boca Juniors.

Është gjithashtu lavdia e dikurshme Juan Roman Riquelme, tani në rolin e zëvendëspresident të klubit, i cili do të ndiqte operacionin ndërsa “Djajtë e Kuq” janë të ngadaltë për të marrë një vendim në lidhje me 34-vjeçarin uruguajan i cili duket më shumë afër bashkimit me Xeneize.