Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen dhe suprizohet nga gjysma e saj më e mirë

Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja e njohur është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.

Në këtë 28-vjetor sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga aktori i humorit.

Besi i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Madje, ajo zbuloi edhe një detaj. Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës së tij.

“Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej tek tullumbaci.

Të shumta ishin urimet që këngëtarja mori nga miqtë dhe të afërmit.