Tabaku: Kush mund ta ndryshojë situatën përpos një kryeministri si Basha?!

"Kush mund ta ndryshojë situatën që ndodhet vendi përpos se një forcë politike dhe një kryeministër si Basha?! - tha Jorida Tabaku, kandidatja e dytë e listës së PD në Tiranë, në takimet me qytetarë në lagjet e kryeqytetit. 

"Vendi sot është në mes të një krize ekonomike, në mes të një krize qeverisëse ku sundon një pakicë e vogël. Ndryshimi është shumë pranë dhe kërkohet nga të gjithë, Shqipëria ka nevojë të ndryshojë qeverisje, - argumenton Tabaku. - Në 25 prill Shqipëria fiton! Shqiptarët fitojnë! Votoni PD në 25 prill, votoni numrin 9!"