Imuniteti i tufës brenda muajit në BE

Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur  imunitetin e tufës deri në mes të korrikut, tha shefi i Taks-Forcës për vaksinat në BE, Thierry Breton për CNN.

“Ne kemi 53 fabrika për të prodhuar mjaftueshëm vaksina që do të jenë të nevojshme për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në mes të korrikut.”

Ai këmbënguli se BE po përpiqej shumë për ta realizuar diçka të tillë. Pasi të prodhohen dozat, i takon secilit shtet anëtar të administrojë vaksinat, tha Breton, duke shtuar se ai ishte në kontakt me të gjitha vendet e BE-së.

Breton tha se kishte besim te  AstraZeneca, duke thënë se është një vaksinë efektive.

I pyetur nëse BE do të miratonte vaksinën Sputnik V të Rusisë, ai tha se miratimi ishte në duart e rregullatorëve mjekësorë europianë. Por ai tha se edhe do të miratohej, kjo nuk do ta ndryshonte situatën në Europë menjëherë.