COVID-19/ Italia shkon drejt portokallisë: Rajonet që shpresojnë për rihapjen

Italia ditë më parë për shkak të festave të Pashkëve e gjithë Italia hyri në zonë të kuqe, niveli më i lartë i kufizimeve, ndërsa vendi lufton me një valë të tretë.

Ndërsa nga e hëna Italia do të jetë më pak e kuqe.

 Të paktën 5 rajone shpresojnë të bëhen portokalli : Lombardia, Piemonte, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia dhe Toskana. 

Monitorimi i fundit javor që do të shpallet sot duhet të garantojë masa më pak të rrepta për dy të tretat e territorit. 

Ndërsa në zonë të kuqe do të jenë Kalabria, Campania, Puglia dhe Valle d'Aosta, ndërsa Sardenja ka gjasa të shtohet. 

Ndërkohë, Kryeministri Draghi po negocion me Moderna për të marrë doza shtesë të vaksinës.