Kilyan Mbappe nuk i ka thënë 'po' Real Madrid-it

Pavarësisht thashethemeve të djeshme nga Spanja, Kylian Mbappe nuk i dhënë dritën jeshile Real Madridit. Kjo është që raporton “RMC Sport”, e cila shpjegon se sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk e ka marrë ende vendim për të ardhmen, pasi është ende duke diskutuar me klubin francez në lidhje me një rinovim të mundshëm.

Kampioni i Botës me Francën në 2018 nuk ka folur ende për një kalim tek Real Madrid, por gjithashtu nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë.

Leonardo ka thënë për disa javë që gjërat po përparojnë (ngadalë) por ende asgjë zyrtare në horizont. Ndërsa rinovimi i Neymar është shumë pranë, ai i Mbappé po ecën me hapa të ngadaltë dhe koha po luan në favor të Real Madrid, të cilët ëndërrojnë të regjistrojë super yllin 22-vjeçar këtë verë.