VIDEO/ Shikoni momentin kur futbollisti i Romës goditet me top në fytyrë nga djali që mbledh topat

Një episod mjaft i çuditshëm dhe qesharak ndodhi në sfidën e Europa League mes Ajax dhe Romës, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-2.

Në minutat e fundit të ndeshjes, të cilën Italianët po e fitonin 1-2, një nga djemtë që mbledh topat anash fushës, i mërzitur me rezultatin, por edhe me Riccardo Calafiorin që u mundonte të vononte lojën në çdo mënyrë, goditi këtë të fundit me një top në kokë.

Calafiori shkoi t’i kërkonte shpjegim djaloshit për atë gjest, por si përgjigje mori… një karton të verdhë nga gjyqtari.