Jeshil, i verdhë ose i kuq: Britania do t'i klasifikojë në maj, destinacionet e udhëtimit

Londër –Britania do të konfirmojë në fillim të majit nëse do të lejojë rifilimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga data 17 maj dhe se cilat vende do të bien në kategoritë e kuqe, e verdhë apo e gjelbër, sipas një sistemi semafori bazuar në rreziqet e COVID-19.

Linjat ajrore, të dëshpëruara për verën pas një viti kufizimesh, kritikuan propozimet e “Global Travel Taskforce”, këshilluesve të qeverisë, që kërkojnë teste për COVID, duke thënë se kostoja 100 paund e testimit  për PCR për ata që mbërrijnë nga vendet e gjelbra me rrezik të ulët, do t'i pengonte shumë udhëtarë.

Duke dhënë detaje të reja se si shpreson të lejojë njerëzit të udhëtojnë këtë verë, “task forca” gjithashtu tha se po avanconte punën për zhvillimin e një sistemi çertifikimi, ndonjëherë të quajtur "pasaportë vaksinimi", për udhëtimet brenda dhe jashtë.

Britania gradualisht po del nga një bllokim i rreptë dimëror i nxitur nga një rritje e infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19. Siç qëndrojnë gjërat, udhëtimet ndërkombëtare janë ndalur përveçse për rrethana specifike të përcaktuara nga qeveria.

Por propozimet e qeverisë për rinisjen e udhëtimeve nuk i rritën shpresat e industrisë së linjave ajrore.

"Kjo nuk përfaqëson një rihapje të udhëtimit siç premtohet nga ministrat," tha “Airlines UK”, një degë e industrisë që përfaqëson “British Airways”,”EasyJet”, “Ryanair”, “Virgin Atlantic” dhe të tjerët.