Sherr në fushë dhe në tunel, Disiplina në Francë merr vendim për Neymar

Komisioni i Disiplinës në Francë ka marrë vendim, duke dënuar futbollistin e PSG-së, Neymar. Braziliani u përfshi në një sherr me lojtarin e Lille, Tiago Djalo.

Fillimisht O’Ney u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 49-të, ndërsa në fund të ndeshjes ai mori kartonin e dytë të verdhë pasi përplasi në tokë kundërshtarin e tij, Tiago Djalo, për shkak se ky i fundit nuk i dha topin. Portugezi gjithashtu u ndëshkua me të kuq pasi mori kartonin e dytë të verdhë për shkak nervëzimit të treguar në fushë. Mirëpo, debati mes dy protagonistëve vijoji edhe gjatë daljes nga fusha, teksa Neymar ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari Djalo-s.

Në një moment baraziliani tenton të godasë kundërshtarin në tunel, teksa u desh ndërhyrja e personave të tjerë, për të shmangur një përleshje të turpshme.

Për këtë sjellje anti-sportive, Neymar është dënuar nga Disiplina me tre ndeshje pezullim (përshirë kartonin e kuq), ndërsa Djalo është dënuar me dy ndeshje pezullim.