25 për qind e të rriturve në SHBA janë tashmë plotësisht të vaksinuar

Rreth një e katërta e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 66 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, sipas të dhënave të botuara të enjten nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të SHBA, mbi 112 milionë njerëz, e kanë marrë të paktën një dozë vaksine, duke përfshirë më shumë se 43% të të rriturve dhe gati 77% të personave të moshës 65 vjeç ose më të rritur.

Të dhënat e CDC tregojnë se 174,879,716 doza të vaksinës Covid-19 janë administruar, rreth 76% e 229,398,685 dozave të dorëzuara. Pra janë më shumë se 3.4 milionë doza të raportuara të administruara që nga dje, për një mesatare shtatë-ditore prej më shumë se 3 milionë doza në ditë.

Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë bërë në ditën e raportuar.