EMRAT/ Plagoset me thikë 34-vjeçari në Yzberisht, dy autorët në kërkim

Plagosje me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

I plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, ndërsa autorët kanë qenë dy persona.

Bruno dhe Mario Basha, 28 dhe 26 vjeç kanë qëlluar me armë të ftohtë Valter Çelën pas një konflikti.

Mësohet se në konflikt është përfshirë edhe shoku i 34-vjeçarit, që gjithashtu ka mbetur i lënduar.

Dy autorët janë shpallur në kërkim me policinë që po punon për ndalimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.