FOTO/ Me stemën e Barçës dhe flamurin e Shqipërisë, Manaj prezanton në...

Rei Manaj po kalon një formë të shkëlqyer tek Barcelona B, teksa ka arritur të shënojë 9 gola në 16 ndeshje të luajtura. Sulmuesi lushnjar ka bërë edhe më mirë se Collado, i cili cilësohet si Leo Messi i ri.

Së fundmi 24 vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale na ka treguar paraqitjen e re sa i përket palestrinave të tij. Dizenjimi është vërtet interesant teksa te njëra prej tyre është me fanellën e Kombëtares dhe flamurin e Shqipërisë, ndërsa te tjera i veshur me ngjyrat e katalanasve.