Çfarë i bën bashkë Duan dhe Elton John-in?

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

''Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV. U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.